FC Struga Trim Lum po tregohet mjaft aktive në merkaton e janarit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane gjatë ditës së sotme ka bërë dy goditje, duke sjellë në rradhët e veta edhe njërin prej talentëve të Shkëndijës, Ilaz Çilafin, ndërsa pjesë e Struga Trim Lum gjatë stinorit pranveror do të jetë edhe Naum Veljanovski, i cili vjen nga rradhët e Borecit.
Çilafi te Struga Trim Lum do të luaj në formë huazimi për gjatë 6 muajve të ardhshëm, ndërkohë me Veljanovskin është arritur një kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Rikujtojmë ditë më parë te FC Struga Trim Lum zbarkuan edhe Antonio Kalanoski dhe portieri i talentuar i Vardarit, Filip Trajçevski, që njëkohësisht është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21.