Modriç luan si “macja me miun” me portierin e Barcelonës dhe e mposht (VIDEO)

Reali i Madridit ka marrë një fitore të madhe sot në “Kamp Nou”, duke mundur Barcelonën me shifrat 3:1, ndërsa pa dyshim se qershia mbi tortë ishte momenti i golit të tretë të shënuar nga kroati, Luka Modriç, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ky i fundit në lojë u inkuadrua nga bankina, kjo nuk i pengoi për të treguar aftësitë e tij të larta që ka, ndërsa me siguri se këtë më së miri tashmë e dinë edhe portieri i Barcelonës, Neto, me të cilin kroati në minutën e 91-të,thjeshtë luajti sikur “macja me miun”, për ta mposhtur sërish dhe për ta vulosur fitoren e Realit të Madridit në “El Clasicon” e parë të këtij sezoni.

Leave a Reply