Vazhdojnë polemikat e “El Clasicos”, asistenti sinjalizoi faul para penaltisë për Realin

Fitorja e Real Madridit në “El Clasico” ndaj Barcelonës vazhdon të shoqërohet me polemika të shumta. “Katalunasit” nuk mund të kapërdinë ende momentin e akordimit të penaltisë nga ana e arbitrit kryesor, të cilin më pas në gol e shndërroi Serhio Ramos.

Pretendimet e tyre duket se gjejnë mbështetje te një emision i “SER Catalunya”, që ka raportuar se ekziston një audio e dialogut mes arbitrëve, të regjistruar në sallën e VAR sipas protokollit.

Sipas saj, asistenti i arbitrit, i cili mbante linjën e sulmit të Realit, kishte sinjalizuar faul të Serhio Ramos para se Lengle të shkaktonte penaltinë në favor të skuadrës “madrilene”.

“Është faul i Ramos, është faul i Ramos”, raportohet të kenë qenë fjalët e asistentit para se të vendosej për penalti, pasi Lengle i tërhiqte fanellën mbrojtësit në zonë. Ato pamje nuk janë parë në sallën e VAR, por vetëm ato ku mbrojtësi i Barcelonës tërheq fanellën, ndaj edhe u akordua penallti.

Leave a Reply