Shkëmbim spektakolarë, De Ligt në Madrid, dy yje të Realit te Juventusi!

Juventusi dhe Real Madridi mund të kryejnë një shkëmbim spektakolar, teksa e përditshmja spanjolle, “Don Balon”, shkruan se numri një i madrilenëve, Florentino Perez, është i gatshëm t’ia ofrojë Juventusit dy brazilianët Marcelo dhe Eder Militano në këmbim të holandezit, Mathijs de Ligt.

Marcelo dhe Militao nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane dhe Perez është i gatshëm ti sakrifikojë ata të dy për të arritur deri te de Ligt.

Militao erdhi si përforcim i madh prej 50 milionë eurove, por nuk po arrin të ambientohet te Reali.

De Ligt nga ana tjetër është i lënduar dhe që nga transferimi i tij te Juventusi është në qendër të kritikave, pasiqë nuk e ka arsyetuar investimin e bërë për të.

Pirlo beson se mund ta rikthejë Militaon në formën e duhur, ndërsa Marcelo do të ishte një përforcim i madh për krahun e majtë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky shkëmbim të realizohet në merkaton e janarit.

Leave a Reply