Bomba e janarit, Milani transferon yllin e Barcelonës

Milani ka bërë një start shumë të mirë në “Serie A”, teksa pas 5 xhirove të para kryeson renditjen me 13 pikë. Objektivi kryesorë i “Rossonerëve” këtë edicion është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo me këtë formë të treguar nuk përjashtohet mundësia që Milan të synojë edhe titullin kampion, ndërsa Maldini që tani ka filluar të mendojë për merkaton e janarit.

Maldini tuhet të ketë piketuar brazilianin Filipe Kutinjo, si përforcimin ideal për skuadrën. Pedri po fiton gjithnjë e më shumë hapësira te Barcelona dhe braziliani ka rënë në plan të dytë edhe nën drejtimin e Kuman.

Kutinjo është i hapur për të ndryshuar skuadër, ndërsa në Serie A ka luajtur edhe më parë me fanellën e Interit.

Vlera e 28-vjeçarit në treg është 60 milionë euro, mirëpo Milan pritet ta kërkojë huazimin e tij me opsion blerjeje.

Leave a Reply