Duvan Zapata largohet nga Atalanta, transferohet në La Liga!

Sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata nga sezoni i ardhshëm mund të luaj në La Liga. Destinacion i tij i ardhshëm mund të jetë skuadra e Atletiko Madridit, skuadër kjo që dëshiron të bëjë bashkë atë me Luis Suarez.

Është vetë trajneri i “jorganxhinjëve” Diego Simeone, që e kërkon me çdo kusht transferimin e 29 vjeçarit, i cili po shkëlqen me fanellën e skuadrës nga Bergamo.

Atalanta nga ana tjetër për shërbimet e sulmuesit kolumbian kërkon 50 milionë euro, shifër kjo paksa e lartë në këtë krizë pandemie, mirëpo drejtuesit e Atletiko Madridit besohet se do ti plotësojnë edhe këtë dëshirë trajnerit të tyre, Diego Simeone.

Leave a Reply