Nuri Seferi sonte bokson kundër rusit Gassiev

Boksieri shqiptar nga Gostivari, Nuri Seferi, sonte do të përballet me rusin Murat Gassiev në meçin e vlefshëm për peshat e rënda.

Për Seferin ky do të jetë dueli i 51-të në karrierë, teksa deri tash ka regjistruar 41 fitore dhe 9 humbje.

Në anën tjetër boksieri rus në 27 meçe të zhvilluara, numëron 26 fitore dhe 1 disfatë. Ndryshe Gassiev dy vite nuk ishte aktiv në ring dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit në peshat e rënda.

Dueli Seferi – Gassiev zhvillohet sonte në Soçi të Rusisë.

Leave a Reply