Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Milanit, duke ndihmuar këtë skuadër në fitoren 2:1 në “Dacia Arena”, njofton “infOSport.mk”.
Suedezi 37-vjeçar fillimisht asistoi në golin e parë të shënuar nga Frank Kesie në minutën e 18-të, që më pas në minutën e 83-të, të shënojë një super gol në mënyrë akrobatike, gol ky që i dha edhe fitoren e 5-të sezonale nga githsej 6 ndeshje Milanit.
Golin e nderit për vendasit e Udinezes e realizoi De Paul pas 3 minutuave lojë në pjesën e dytë, kur nga pika e bardhë arriti që të mposhtë Xhanluixhi Donaruman.
Milani me 16 pikë kryeson i vetëm renditjen, duke lënë pas vetes Atalantan e Gasperinit me 12 pikë, ndërkohë Udinese mbetet në kuotën e vetëm 3 pikë, duke u pozicinonuar në vendin e 18-të.