Shakaja e frikshme, Nejmar frikësohet deri në vdekje (VIDEO)

Sulmuesi i Paris Sen Zhermenit, Nejmar Jr, ka rënë pre e një shakaje të frikshme Halloween-i. Ishte miku i tij i ngushtë, i cili e frikësoi për vdekje brazilianin që po luante online një lojë me disa shokë të tjerë.

28-vjeçari këtë vit zgjodhi të mos vishte asnjë kostum për festën e frikshme, por kishte zbukuruar të gjithë dhomën e tij me objekte Halloween-i.

Gjatë kohës kur ai po luante, miku i tij që kishte veshur një maskë i afrohet dhe kur Nejmar e pikas atë, çohet i frikësuar.

Ndërkohë sulmuesi vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Paris Sen Zhermenin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjermanëve të Lajpcigut.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply