Ibrahimoviç vjen me një lajm të madh për tifozët e Milanit

Zlatan Ibrahimoviç po kalon një formë të shkëlqyeshme me fanellën e Milanit duke u bërë kështu pika me e fortë e “Rossonerëve” në javët e para të sezonit të ri futbollistik.

Sulmuesi suedez, duke folur për “Sky Sport”, ka thënë se ai mund ta vazhdojë kontratën me klubin nga “San Siro”.

“Kur erdha para gjashtë muajve këtu, Milani kërkonte një kontratë më të gjatë më mua, por të jem i sinqertë me veten time, kërkova kontratë vetëm për gjashtë muaj. Askush nuk ishte i pakënaqur.”

“Në fund të sezonit do të shohim se si jam. Nuk dua ta bllokoj Milanin në një situatë negative.”, deklaroi në fund sulmuesi suedez.

Leave a Reply