Hysaj tallet keq me Rrahmanin, shikoni çfarë i bën (VIDEO)

Napoli mbrëmë shënoi fitore 2:1 në transfertën ndaj Rijekës në kuadër të Liga Europa. Edhe në këtë ndeshje Amir Rrahmani nuk morri besimin e trajnerit Gatuzo, ashtu që i njëjti duhet pritur për debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën “napolitane”.

Në stol në këtë përballje qëndroi edhe kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili zgjodhi të ngacmonte Rrahmanin.

Futbollisti i Kosovës, shfaqet duke i mbushur gotën me kafe shokut të skuadrës Pentanja, ndërkohë që Hysaj e ngacmon Rrahmanin duke i thënë: “Më jep edhe një fije se më ke dhënë pak”.

Reprezentuesi kosovar e kaloi me të qeshur këtë moment.

“Amir Rrahmani e gjete punën”, ishte mbishkrimi i Hysajt te video.

Për më tepër shikoni pamjet të cilat Hysaj i kishte postuar në “InsaStory”.

Leave a Reply