Ëndërra u bë realitet, Maqedonia do luaj në Europian (VIDEO)

Ëndërra u bë realitet, Maqedonia do të luaj në Europianin e ardhshëm të futbollit, njofton “infOSport.mk”. Përfaqësuesja e vendit në finalen e madhe të Ligës “D” në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar mundi Gjeorgjinë në Tbilisi me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit historik, ishte kapiteni Goran Pandev, futbollisti që jetonte për këtë sukses dhe për këtë gol, që me siguri se është më i rëndësishmi në karrierën e tij.


GOLI I GORAN PANDEV


Golin e vetëm Maqedonia e realizoi në minutën e 56-të, kur mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare dhe me të majtën e tij arriti që të mposhtë portierin Loria.

Pas këtij goli Gjeorgjia ishte ajo që kërkonte golin e barazimit, mirëpo duke mos mundur të rrezikojnë në asnjë moment  portierin Dimitrievski, ashtu që në fund fitorja ishte më se e merituar për të besuarit e trajnerit Igor Angellovski, që në fund festoi me lotë në sy.

 

Leave a Reply