Ja kundërshtarët e Maqedonisë në “Euro 2021”

Maqedonia sonte në Tbilisi shkroi historinë, ndërsa një gjë të tillë bëri pasi mundi Gjeorgjinë me rezultatin minimal 1:0 në ndeshjen finale të Ligës “D” në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin e kaluar, njofton “infOSport.mk”.

Golin historik për Maqedoninë e realizoi Grande Pandev, kur mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare, pas një super kombinimi të treshes që luajnë në “Serie A”, midis Elif Elmas, Ilija Netsorovskit dhe finalizuesit, Goran Pandev.

Kësisoj Maqedonia për herë të parë në historikun e saj do të luaj në Europianin e vitit të ardhshëm, ku do luaj së bashku me Holandë, Ukrainën dhe Austrinë në grupin “C”.

Leave a Reply