FC Shkupi prezantoi përforcimin e parë

FC Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi përforcimin e parë në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Ashtu siç paralajmëruam që disa ditë më parë, emër i ri në rradhët e skuadrës nga Çairi do të jetë Kristijan Trapanovski, i cili me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

FC Shkupi nënshkroi sot kontratën e parë nga ato që paralajmëruan

“Vendosa të pranoj ofertën e FC Shkupit pasi që bëhet fjalë për një skuadër mjaft të fortë dhe mirë të organizuar. Skuadër që është më ambicie për titullin e kampionit dhe që gati çdo sezon po luan në garat evropiane. Gjithashtu më ka bërë shumë përshtypje edhe se si punojnë me futbollistët e rinj, të cilëve po u jepet rasti, por gjithashtu po arrinë ti transferojë në ekipe të tjera. Do të jetë nder dhe kënaqësi për mua që të luaj në një nga ekipet më të mira në kampionatin tonë dhe ekipi që ka tifo grupin më të mirë në vend. Shpresoj në sukses të madh dhe mezi pres të kem paraqitje me fanellën ‘bardheekaltër’”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit Trapanovski.

Kujtojmë se futbollisti 21 vjeçar edhe pse i ri në moshë, ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në kampionatet e Sllovakisë dhe Republikës Çeke me ekipet si Podbrezova, FK Viktoria Zizkov, SK Slavia Prague B dhe FC Tatran Preshov. Ai është pjesë e përfaqësuses U21 të Maqedonisë, ndërsa ka luajtur me të gjitha gjeneratat e përfaqësueses nga U17 deri te U21.

Leave a Reply