Perez hap thesin, Haaland dhe Kamavinga në janar bëhen “mbretër”!

Zinedine Zidane ka kërkuar përforcime nga Florentino Perez, ndërsa ky i fundit me shumë gjasa do i’a plotësojë dëshirën strategut francez, i cili nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Siç raporton RTVE, Reali gjatë janarit do të tentojë transferimin e Erling Haaland dhe Eduardo Kamavingas.

Haaland është objektivi kryesorë i Realit, ndërsa Kamavinga pëlqehet shumë nga trajneri Zinedin Zidane.

Perez është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për transferimin e Haaland si dhe huazimin e Joviç te Dortmundi.

Sa i përket Kamavingas, Ren kërkon më së paku 60 milionë euro për ta lënë të lirë 18-vjeçarin, i cili tashmë ka bërë dy ndeshje me ekipin e parë kombëtarë të Francës, duke regjistruar edhe 1 gol në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Leave a Reply