Milani transferon një mbrojtës nga Bundesliga, nuk është Kabak

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollistik. “Rossonerët” renditen në pozitën e parë në Serie A pas 7 xhirove të para.

Mirëpo “kuqezinjtë” kanë nevojë për përforcime për të vazhduar me ecurinë pozitive dhe objektivi kryesorë është transferimi i një qendërmbrojtësi.

E përditshja gjermane “Bild”, raporton se Milani synon transferimin e Nordi Mukieles nga rradhët e RB Lajpcig.

Lidhur me një transferim te Milani përmendej edhe emri i Kabak të Shalke 04, mirëpo kjo pistë si duket është shumë më e vështirë, pasi për shërbimet e mbrojtësit turk interes ka shfaqur edhe Liverpulli.

Vlera e 22-vjeçarit është 20 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Milanin.

Leave a Reply