Tikveshi barazon, Bregallnica nuk fal dhe merr kreun

Tikveshi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në derbi ndeshjen e javës së 11-të në Ligën e Dytë – Lindje, ndërsa një gjë të tillë më së miri ka shfrytëzuar Bregallnica, që falë fitores 3:1 në transfertën në Radovish ndaj Plaçkovicës morri kreun e tabelës, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje te Bregallnica në bankinë debutoi Marjan Sekullovski, i cili ditë më parë zëvendësoi Dobrinko Ilievskin.

Martin Stojanov shënoi dy gola nga pika e bardhë, nga një në secilën pjesë për Bregallnicën, derisa një gol tjetër për skuadrën nga Shtipi shënoi edhe sulmuesi veteran, Riste Naumov. Golin  e vetëm për vendasit në këtë ndeshje që takimin e mbyllën me 9 lojtarë, e realizoi Leonid Redej Jankullovski.

Një autogol i ka mjaftuar Osogovës për të mundur Kit Go në Koçani, ndërsa fitoreve këtë javë iu gëzuan edhe Pobeda dhe Sasa.

Skuadra nga Kamenica në terren vendas falë “dopietës” së Sasho Dukov (55’, 62’) mundi Sloga Vinicën me shifrat 2:0, ndërkohë Pobeda në udhëtim mundi ekipin e Rosoman (1:2).

 

LDFMV – Lindje, Java 11

Plaçkovica 1:3 Bregallnica
Kozhuvi 1:1 Tikveshi
Sasa 2:0 Sloga 1934
Osogovo 1:0 Kit Go
Rosoman 1:2 Pobeda

Leave a Reply