Bonuçi shumë afër transferimit te Barcelona

Njëri prej shtyllave të mbrojtjes te skuadra kampione e Juventusit, Leonardo Bonuçi është shumë afër transferimit te Barcelona, njofton “tuttosport”, përcjellë “infOSport.mk”.

Bonuçi, i cili pjesë e Juves është që nga viti 2010, skuadrës “katalunase” do ti kushtojë rreth 70 milion euro, shkruan “tuttosport”.

Muajt e fundit interes për shërbimet e Bonuçit kishin shfaqur edhe dy skuadrat e njohura angleze, Çelzi dhe Mançester Junajtedi.

Nga tabori i “Zonjës së Vjetër” thonë se nuk kanë ndërmend të ndahen me qendërmbrojtësin e tyre, mirëpo se janë të gatshëm të ulen në tavolinën e bisedimeve, vetëm në rast se vetë futbollisti kërkon largimin e tij nga Juventusi.

Leave a Reply