Mesi nuk e ftoi në dasmë Maradonan!Ja çfarë thotë vetë legjenda argjentinase

Martesa e yllit argjentinas, Lionel Mesi pa dyshim se ishte ndër ngjarjet kryesore të kësaj fundjave që morri vëmendje maksimale nga mediat, të cilat megjithatë nuk kanë lënë pa gjetur edhe ndonjë mungesë.

Në syrin e tyre kishte rënë mungesa e një legjende tjetër argjentinase, Diego Armando Maradonës, i cili aktualisht po ndodhet në Rusi, ku po ndjek ndeshjet nga Kupa e Konfederatave, që ka arritur fundin e saj.

Kanë qenë pikërisht mediat ruse që kanë ngacmuar Maradonën lidhur me mosprezencën e tij në dasmën e Lionel Messit, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo:

“Përgëzime për Mesin, ai e di se sa shumë e dua. Ftesa ime për dasmën do ketë humbur diku, por qëndrimi dhe vlerësimi im ndaj Mesit nuk do të ndryshojë për shkak të kësaj. Ai është një sportist i mirë dhe një djalë i shkëlqyer”.

Maradona do të jetë edhe sonte prezent në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave, ku mejdanin do të ndajnë Kili dhe Gjermania.

Kjo ndeshje starton në ora 20:00, ndërkohë me fillim në ora 14:00 do të zhvillohet finalja e vogël për vendin e tretë midis Portugalisë dhe Meksikës.

Leave a Reply