Feronikeli nënshkruan me sulmuesin maqedonas, Simonovski

Feronikeli ka nënshkruar me sulmuesin nga Maqedonia, Marko Simonovski. Ky i fundit te skukadra nga Drenasi vjen si agjent i lirë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës rumune të Voluntari, njofton “infOSport.mk”.

Ka qenë vetë klubi nga Drenasi që ka zyrtarizuar ardhjen e tij, teksa ai tanimë është prezantuar me fanellën “bardh e gjelbër”.

28-vjeçari i cili pas vetes ka një karrierë të bujshme, duke pasur parasysh se ishte një futbollistë i lirë ka kompletuar gjithë dokumentacionin dhe i njëjti ka të drejtë loje që në ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë (13:00).

Simonovski karrierën e tij e kishte nisur te Vardari, për të vijuar më pas edhe te Napredoku dhe Metalurgu, nga e cila skuadër në vitin 2014-të ishte transferuar në Rusi te skuadra e Amkar. Rnk Split ishte destinacioni i tij i rradhës për të vijuar më pas në Kazakistan te skuadrat si Zhetysu dhe Shakhter K.

Momentet e tij më të mira në karrierë i kaloi në Finlandë te skuadra e Lahti, për të cilën në 32 ndeshje kishte realizuar 13 gola, ndërsa nga janari i vitit 2018-të është pjesë e futbollit rumun, duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të Sepsi dhe Voluntari, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Marko Simonovski ka zhvilluar 87 ndeshje, duke realizuar edhe 21 gola.

Leave a Reply