Të mërkurën në program ndeshjet çerekfinale të Kupës

Skuadrat e Ligës së Parë nuk kanë kohë për pushim, sidomos ato skuadra që kanë vazhduar rrugëtimin e tyre edhe në ndeshjet e Kupës. Kështu e mërkura do të sjellë ndeshjet çerekfinale të Kupës, ndërsa në garë janë që të 4 skuadrat shqiptare nga elita.

Shkëndija do të përballet me Sileksin në Kratovë, aty ku së fundmi morri pikë edhe Bellasica e vendit të fundit, ndërkohë FC Shkupi, që po bënë shumë mirë këtë edicion, do të luaj kundër Akademia Pandevit në Strumicë.

Goglat vendosën që në këtë fazë të kemi edhe një përballje mes skuadrave shqiptare, Struga Trim Lumit dhe Renovës, skuadra këto që u takuan edhe dje në kuadër të javës së 12-të në LPFMV. Në këtë ndeshje fitues doli ekipi strugan, që po kalon një formë shumë të mirë, ndërsa në anën tjetër Renova asesi të ngritet në këmbë.

Te kjo skuadër udhëheqësia në këto momente bashkë edhe me trajnerin Bujar Islami po diskutojnë dorëheqjen e ofruar nga ana e strategut tetovar, për të cilën do ju njoftojmë më vonë, ndërkohë ndeshja e fundit çerekfinale, është ajo midis Bellasicës dhe Makedonija GJ.P.

Skuadra e Zhikica Tasevskit është në një formë të jashtëzakonshme, ndërkohë po ringjallet edhe Bellasica, që në dy ndeshjet e fundit kampionale ka regjistruar po aq fitore, transmeton “infOSport.mk”.

Nga ajo që vërehet, në mesin e 8 skuadrave nuk ka asnjë nga Liga e Dytë, ashtu që të mërkurën në terminin e njëjtë, orën 13:00 do të zhvillohen edhe të gjitha ndeshjet e kësaj lige nga Konferenca e Lindjes dhe e Perëndimit.

Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e ¼ së finales

Sileksi 25.11 (13:00) Shkëndija
Ak. Pandev 25.11 (13:00) FC Shkupi
Struga T&L 25.11 (13:00) Renova
Bellasica 25.11 (13:00) Makedonija GJ.P

Leave a Reply