KHF Çair mund Pelisterin midis Manastirit, duke festuar shqip festat e nëntorit

KHF Çair feston midis Manastirit shqip, edhe atë në muajin më të bukur atë të nëntorit kur në këtë qytet ishte themeluar alfabeti shqip, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Basri Latifi në kuadër të javës së 12-të mundi ekipin e KFH Pelister me rezultatin 41:36 (24:17). Edhe pse të jendikepuar me mungesën e disa prej hendbollisteve të formacionit të parë, vashat nga Çairi në asnjë moment nuk e diskutuan fitoren në këtë ndeshje, ndërsa një gjë e tillë ka gëzuar tej mase edhe trajnern shkupjan, i cili ka vetëm fjalë miradie për paraqitjen e sotme të skuadrës së tij.

“Edhe pse ishin të hendikepuar me mungesën e disa prej hendbollisteve kryesore, neve në asnjë moment nuk e diskutuam fitoren, ndërsa kjo më gëzon edhe më shumë, pasi vërtetë në skuadrën tonë të gjitha hendbollistet janë mjaft kualitative dhe të gatshme në çdo moment për të dhënë më të mirën. Këtë e dëshmuan edhe sot, ndërsa kjo mua si trajner më bënë krenar, që punoj me kësij lloj talente, që mund të arrijnë suksese shumë më të mëdha” – tha enkas për “infOSport.mk” trajenri i khf Çair, Basr Latifi.

Anastasija Nikolovska si zakonisht u dallua me golat e saj, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Bajra Bakiç si dhe mitrat Ramuka, Zana dhe Zamira.

Falë fitores së sotme KHF Çair tashmëkryeson renditjen me 30 pikë, duke lënë pas vetes skuadrat si Kumanova dhe Vardari që kanë nga 28 pikë, ndërsa me 27 pikë Metalurgu renditet në pozitën e katërt.

Vërtetë e bukur kjo pamje për të parë skuadrën shqiptare në pozitën e parë në mesin e shumë skuadrave të mëdha dhe me bagazh europian, si Vardari apo edhe Metalurgu.

Leave a Reply