Shkëndija me dy mungesa të mëdha kundër Struga Trim Lum

Kapiteni Egzon Bejtullai dhe Valon Ahmedi do të jenë dy mungesat e mëdha te Shkëndija për duelin e nesërm kundër Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi tetovar ka akumuluar 5 kartona të verdhë që sjellin pezullim automatik me një ndeshje, ndërsa Ahmedi ndaj Sileksit të mërkurën u ankua në lëndim dhe mbetet jashta kombinimit për këtë duel.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Tetovë ishte mbyllur me fitore të Shkëndijës me shifrat 2:0.

Leave a Reply