Ernest Gjoka lë në bankinë autorin e 5 golave në dy ndeshjet e fundit kundër Borecit

Ernest Gjoka ka bërë publik formacionin me të cilin do të zbres në fushën në Veles, aty ku pas pak Shkëndija e tij do të përballet me Borecin, njofton “infOSport.mk”. Strategu shqiptarë i ka besuar ekipit të njëjtë, që kishte në ndeshjen kundër Makedonija GJ.P, që automatikisht nënkupton lënien jashtë të mesfushorit Armend Alimi.

Ky i fundit në ndeshjen e fundit kishte munguar për arsye personale (vdekja e babait), ndërsa edhe pse sot ishte në disponim të trajnerit, Gjoka ka vensour të ul në bankinë mesfushorin kumanovar, i cili në dy ndeshjet e fundit që i kishte zhvilluar kundër Borecit,  kishte shënuar plotë 5 gola në rrjetën e skuadrës nga Velesi.

Alimi kishte realizuar “hat-trik” në ndeshjen e 3 nëntorit të vitit të kaluar, kur Shkëndija në Tetovë shënonte fitore 4:0 ndaj Borecit, ndërsa kishte realizuar edhe dy golat në ndeshjen e fundit në Veles, kur Shkëndija kishte pësuar me shifrat 4:2, transmeton “infOSport.mk”.

Armend Alimi kishte munguar në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Tetovë (1:1).

Leave a Reply