Te Barcelona nuk po shkon asgjë, “katalunasit” munden edhe nga Kadizi (VIDEO)

10 ndeshje, 4 disfata për Barcelonën nën drejtimin e Ronald Kuman. Statistika këto që tregojnë qartë për krizën e Barcelonës, skuadër kjo që edicionin e kaluar edhe pse nuk shpallej kampion, në 38 xhiro kishte pësuar vetëm 6 disfata, shkruan “infOSport.mk”.

A nënkupton kjo edhe një lamtumirë tjetër me titullin kampion për Barcelonën e Lionel Messit, i cili ndoshta zhvillon edhe sezonin e tij të fundit me fanellën e “katalunasve”.

Argjentinasi me shokë u treguan jo efikas edhe sonte në disfatën 2:1 nga Kadizi në kuadër të javës së 10-të, në të cilën Barcelona nuk shënoi asnjë gol, kjo pasi vendasit përveç dy golave të shënuar në rrjetën e Ter Shtegen, shënuan edhe njëherë tjetër në rrjetën e tyre.

Alvaro Himenez në minutën 8-të shënoi golin e parë për Kadiz, ndërsa një tjetër Alvaro, Negredo, në të 63-të shënoi golin e fitores. Golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Pedro Alkala, i cili në 57-tën shënoi në rrjetën e gabuar.

Barcelona me vetëm 14 pikë renditet në pozitën e 7-të, plotë 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atletiko Madridi, që sonte më herët mundi Valjadolin (2:0). Fitore sot edhe për Realin e Madridit në transfertën në “Ramon Sançez Pizhuan” kundër Seviljës (1:0), ndërkohë Levante e Enis Bardhit pas 5 barazimeve të njëpasnjëshme në ndeshjen e parë të ditës së sotme mundi 3:0 ekipin e Getafes, që ndeshjen e mbylli me 9 lojtarë.

Leave a Reply