Ernest Gjoka flet pas fitores së 10 sezonale dhe serisë pozitive prej 16 ndeshjesh pa humbje

Vazhdon seria pozitive e Shkëndijës që nuk njeh disfatën në 16-të ndeshje me rradhë në kampionat, teksa sot në Tetovë me shifrat 2:0 mundën Bellasicën, duke regjistruar edhe fitoren e 10-të këtë edicion.

Egzon Bejtullai në të parën dhe Besart Ibraimi në pjesën e dytë sollën triumfin ndaj ekipit nga Strumica, me të cilin Shkëndija shkon në kuotën e 36-të pikëve, duke u shkëputur në 4 pikë nga ndjekësit.

Kjo fitore, e për më tepër shkëputja në renditje ka gëzuar edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili pas përfundimit të ndeshjes, u shpreh: “Edhe pse luanim me ekipin e fundit në renditje, mendoj që përqendrimi i skuadrës ishte maksimal. Bëmë detyrat dhe sot arritëm sërish fitoren brenda në shtëpi për të vazhduar së më mirë dhe sa më larg. Mendoj që menaxhuam mirë ndeshjen, sigurisht se nuk këto nuk janë ndeshje të lehta, tashmë sa vjen dhe më shumë ndeshjet vështirësohen në sensin që ne me patjetër duhet të fitojmë dhe të mbajmë kreun dhe të shikojmë edhe kush gabon për t’u shkëputur nga rivalët. Kështu që menaxhuam mirë ndeshjen dhe i vetmi problem është dëmtimi i Muratit. Uroj që mos ta ketë dëmtim të rëndë. Rikthimi i Valonit nga dëmtimi na erdhi mirë, kështu që kemi filluar gradualisht të sjellim freski në skuadër.”

Shkëndija në fundjavë do të përballet me Akademia Pandevin në Strumicë, ndërkohë në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të sezonit 2020/2021, “kuqezinjtë” në Tetovë do të mirëpresin Pelisterin, ndeshje, kjo që në program është pas një jave (16 dhjetor).

Leave a Reply