Sallah hyn në historinë e Liverpullit, thyen rekordin e legjendës Zherard!

Liverpulli ka barazuar 1:1 në ndeshjen e fundit të grupit “D” në Ligën e Kampionëve kundër danezëve të Midtjylland, ndeshje kjo që në fund doli të jetë e veçantë për yllin egjiptian të skuadrës angleze.

Golashënuesi më i mirë i Liverpullit këtë edicion, sonte shkruajti histori ne klubin nga “Enfilld Roud”.

Sallah shënoi vetëm pas 55 sekondave duke kaluar në epërsi Liverpullin, ndërsa falë këtij goli, ai theu rekordin e deritanishëm të legjendës Stiven Zherard, si golashënuesi më i mirë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sallah sonte realizoi golin e tij të 22 me Liverpullin në 39 ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke tejkaluar Stiven Zherard, i cili në 73 ndeshje kishte realizuar 21 gola.

Në këtë listë shumë lartë figuron edhe Sadio Mane, i cili në 37 ndeshje ka shënuar 17 gola, ndërkohë Roberto Firmino renditet si i katërti në këtë listë, me 15 gola nga 38 ndeshje të zhvilluara.

Përveç kësaj, goli i Mohamed Sallah kundër Midtjylland, është goli më i shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply