Ezgjan Alioski e bënë sefte në Premierligë! (VIDEO)

Ezgjan Alioski ka shënuar golin e parë në Premierligën angleze, teksa doli të jetë protagonist në triumfin 5:2 të Lids Junajtedit përballë Njukasëll Junajtedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari nga Prilepi, realizoi golin e katërt, pas një aksioni fantastik të vendasve. I shërbyer nga Hernandez  në minutën e 85-të, Alioski nuk fali brenda zonës, duke shënuar kështu golin e sigurisë, që u shoqërua më pas edhe nga goli i pestë, i shënuar nga Harison (88’).

Përveç kësaj dyshe, në listën e golashënuesve te skuadra e Lids Junajted, u regjistruan edhe Bamford (35’), Rodrigo (61’) dhe Dallas (77’). Në anën tjetër për skuadrën nga “Sent Xhejms Park” të saktë dolën të jenë Hendrik (26’) gjatë pjesës së parë dhe Klark (65’) në pjesën e dytë, transmeton “infOSport.mk”.

Për Lids Junajted ishte kjo fitorja e 5-të sezonale, pas së cilës tashmë skuadra nga “Eland Roud” renditet në pozitën e 13-të me 17 pikë, po aq sa ka një pozitë më poshtë edhe kundërshtari i tyre, Njukasëll Junajted.

Leave a Reply