Më në fund buzëqesh edhe Renova (VIDEO)

Duheshe të kalojnë 5 xhiro që Renova të arrijë edhe fitoren e parë në sezonin e ri futbollistik në elitën e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Vlatko Kostov para tifozëve të tyre në stadiumin e qytetit në Tetovë mundën Pelisterin me rezultatin minimal 1:0.

Autorë i golit të vetëm për “gjipspunuesit” në këtë përballje ishte Nenad Mishkovski në minutën e 66-të. Ky gol rezultoi të jetë edhe i vetmi i shënuar në këtë derbi ndeshje, në të cilën Pelisteri pësoi disfatën e parë sezonin e ri.

Deri më tani skuadra nga Manastiri kishte regjistruar dy fitore dhe dy barazime, teksa vlen të theksohet se për Renovën, ishte ky goli i parë i shënuar në ndeshjet kampionale gjatë këtij sezoni.

 

Leave a Reply