UEFA lavdëron punën e Xhakës dhe Shaqirit te përfaqësuesja e Zvicrës

Sajti zyrtar i Shtëpisë Europiane të Futbollit (UEFA) ka prezantuar të hënën Përfaqësuesen e Zvicrës si një prej pjesëmarrëseve në “Euro 2020(1)” që mbahet këtë verë.

Zvicra është në grupin A së bashku edhe me Turqinë, Italinë dhe Uellsin e Garet Bejll.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë e ekipit kombëtar zviceran në një Europian, ndërsa mbetet qëllimi për të arritur në çerekfinale. Ata shkuan më së largu në vitin 2016, kur humbën ndaj Polonisë në penallti në raundin e 1/16 së finales.

UEFA në tekstin për Zvicrën ka përmendur futbollistët shqiptarë të saj, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Valon Behramin.

Si lojtarë kyç, UEFA ka zgjedhur portierin Jan Somer dhe Granit Xhakën.

“Kapiteni i Zvicrës është truri dhe motori i mesfushës. 28-vjeçari, që është zhvilluar te të rinjtë e BaZelit, është në Arsenal që nga vitit 2016. Xhaka ishte pjesë e ekipit të Zvicrës që fitoi Botërorin U-17 në vitin 2009 dhe pjesë e ekipit që përfundoi nënkampion në EUropianin U-21 të vitit 2011. Ai tashmë ka përvojën nga tri ngjarje të mëdha si senior”, – ka shkruar UEFA për Granit Xhakën.

Shaqirin, UEFA e ka përfshirë te golat më të veçantë të Zvicrës në kampionate europiane.

“Goli i Shaqirit me goditje ‘gërshërë’ ndaj Polonisë në UEFA Euro 2016, do të jetë gjatë në kujtesën e gjithë atyre që ishin dëshmitarë të atij momenti”, – ka komentuar UEFA.

Zvicra ndeshjen e parë të Europianit e luan më 12 qershor ndaj Uellsit, në Baku. Më 16 qershor luan ndaj Italisë në Romë, ndërsa më 20 qershor ndaj Turqisë sërish në Baku.

Leave a Reply