“Çfarë e vrau Maradonën”, dokumentari që zbulon detajet e vdekjes së argjentinasit

Jeta e Diego Armando Maradonës, i cili e nisi nga zero dhe kapi “majën e Botës” do të ishte një film shumë i bukur, por për momentin vëmendja është te vdekja e tij dhe hijet e zeza të lëna pas nga një prej më të mirëve të historisë me topin në këmbë.

Versioni zyrtar i vdekjes të Diegos është një arrest kardiak, por një dokumentar i realizuar nga ITN Productions dhe i quajtur “Çfarë e vrau Maradonën” do të shkojë një hap më tej dhe do të shqyrtojë rrethanat në të cilat ndodhi kjo vdekje e parakohshme.

Jeta e tij e shthurur, të tepruarit e vazhdueshëm me substancat e ndaluara dhe çdo gjë tjetër, që çuan një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të humbë jetën vetëm në moshën 60-vjeçare.

Për të realizuar këtë dokumentar do të intervistohen shkencëtarë të sportit, mjekë dhe njerëz pranë Maradonës.

Dokumentari do të jetë në dispozicion ekskluzivisht në platformën Discovery Plus, duke filluar nga 28 dhjetori, vetëm një muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, një ndër futbollistëve më të mirë që ndonjëherë ka njohur Bota e futbollit. (abcnews)

Leave a Reply