Xhimshiti në pesë më të mirët e Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Xhimshiti, që mbron ngjyrat e skuadrës së njohur italiane të Atalantas, padyshim se është një nga futbollistët më të mirë shqiptar. Futbollisti me origjinë nga Lugina e Preshevës prej disa vitesh luan në nivelin më të lartë të futbollit italian, ndërsa sezonin e shkuar preku me dorë edhe ëndërrën e quajtur, Liga e Kampionëve, madje duke arritur të luaj deri në fazën çerekfinale.

Mbrojtësi shqiptar është një siguri më vete në prapavijë dhe një gjë të tillë e thonë edhe statistikat.

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar një listë me futbollistët më të mirë sa i përket rekuperimeve të topave gjatë ndeshjeve në këtë vit. E kur vjen fjala te Serie A, Gjimshiti renditet ndër 5 më të mirët në këtë aspekt, ndërsa vihet re një dominim i Atalantës.

I pari udhëheq De Roon, i ndjekur më pas nga shoku i skuadrës Palomino. Më tej podiumin e plotësin Schouten i Bolognas, që pasohet nga lojtari i Xhenoas, Badeljs. E pikërisht në vendin e pestë gjendet ermi i Berat Xhimshitit, që dëshmon edhe njëherë me statistika se sa shumë është rritur përgjatë viteve.

Leave a Reply