ZYRTARE, “Copa America 2020” në Argjentinë dhe Kolumbi, ndeshjet paralel me atë të Euro 2020

Argjentina dhe Klumbia do të jenë nikoqir të “Copa America 2020”. Lajmi është konfirmuar edhe nga pres qendra e CONMEBOL.

Vendlindja e Lionel Messit do të jetë nikoqire e shteteve nga zona jugore,  ku përveç vetë Argjentinës, përfshihen edhe shtetet si Bolivia, Kili, Paraguai dhe Uruguai. Ndërkohë Kolumbia do të mirëpret shtetet nga zona veriore, siç janë Brazili, Ekuadori, Peru, Venezuela dhe skuadra e tyre kombëtare.

Të dyja grupeve do ju bashkohet edhe nga një kombëtare, që do të ftohen në mënyrë plotësuese. 4 skuadrat e para në të dyja grupet do të vazhdojnë në rrethin e dytë, ku do të aplikohet faza e eliminimit.

Për herë të fundit Argjentina kishte qenë nikoqire e “Copa America” gjatë vitit 2011, kur Messi, Karlo Tevez, Diego Milito, Havier Zaneti, Anhel Di Maria dhe shokët e tyre arritën deri në fazën çerekfinale, ndërkohë Kolumbia për herë të fundit një event të këtillë kishte organizuar gjatë vitit 2001, kur nën drejtimin e legjendës Fransisko “Paço” Maturana, kjo kombëtare kishte arritur që të triumfojë, duke rrëmbyer trifeun e vetëm deri më tani, pasi në finalen e madhe falë golit të shënuar nga Ivan Ramiro Kordoba kishin mundur Meksikën.

Rikujtojmë se gjatë verës së vitit 2019 Brazili do të jetë nikoqir i ndeshjeve finale të “Copa America”.

CONMEBOL po bënë çmos që këtë kampionat të Amerikës Jugore ta “barazojë” me atë të Europës, që zhvillohet në çdo 4 vite. Kësisoj “Copa America 2020” do të zhvillohet paralel me Euro 2020. Të dy turnetë do të startojnë me 12 qershor dhe do të mbyllen me 12 korrik.

Leave a Reply