Poçetino, Kejn jashtë fushave deri në fund të sezonit!

Trajneri i Totenhamit, Mauricio Poçetino është shprehur shumë pesimist rreth gjendjes shëndetësore të yllit të skuadrës, Hari Ken.

Sulmuesi anglez pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit, duke braktisur ndeshjen në minutën e 55-të pas një përplasje që pati me Fabian Delf.

Kejn lëshoi fushën, teksa gjatë rrugëtimit të tij drejt dhomave të xhveshjes ai nuk mund ta lëshonte në tokë këmbën e tij të majtë.

“Shumë e rëndë, vërtetë rëndë. Do ta kemi të vështirë pa të, pasi me shumë gjasa do ta humbasim deri në fund të sezonit” – ka kometuar trajneri argjentinas lëndimin e Hari Kejn, futbollistit kryesor të Totenhamit, i cili në 28 ndeshje në Premierligë ka shënuar 17 gola.

Leave a Reply