Guardiola: Kontrolluam ndeshjen, Aguero do të shënojë në penaltinë e rradhës

Pep Guardiola kishte mbetur i zhgënjyer pas disfatës minimale 1:0 të skuadrës së tij përballë Totenhamit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Anglisë gjatë pjesës së parë humbi një penalti, të cilën në gol nuk arriti që ta shndërrojë argjentinasi, Kun Aguero.

Sipas strategut spanjoll skuadra e tij edhe përkundër kësaj disfate, kontrolloi ndeshjen dhe në bazë të lojës që tregoi nuk e meritonte disfatën.

Luajtëm mirë dhe kontrolluam ndeshje. Kishim rastet tona edhe pas penaltisë së humbur. Herën e ardhshme, Aguero do të shënojë. Në ndeshjen e kthimit do të duhet të përmbysim rezultatin. Tashmë e kemi harruar Totenhamin dhe fillojmë të mendojmë për ndeshjen e rradhës kundër Kristal Pallas” – është shprehur Guardiola.

Ndeshjen e kthimit Mançester Siti dhe Totenhami do ta zhvillojnë me datë 17 prill.

Leave a Reply