Juventus Serava nuk ka të ndalur!

Juventus Serava ka shënuar edhe fitoren e katërt me rradhë në elitën e futsalit vendor, teksa sonte “viktimë” e ekipit shkupjan nga Serava doli të jetë Velesi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Gafur Hasani regjistroi fitore 9:3, duke mos e vënë në dyshim në asnjë moment fitoren në këtë përballje të zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi”.

Veterani Besnik Latifi dhe Osman Mustafa realizuan nga dy gola në këtë ndeshje, ndërsa nga një gol shënuan edhe Jetlir Ibrahimi, Furkan Shabani, Besart Lusjani, Sali Saliu dhe Omer Osmani.

Ishte kjo fitorja e 6-të këtë edicion për Juventus Seravën, skuadër kjo që renditet në pozitën e 5-të me 18 pikë, 4 më pak se Zhelezareci i vendit të katërt, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply