37 të infektuar me “Covid 19” te ish skuadra e “Serie A”

Klubi i Karpit mbyllet në izolim me kuptimin e plotë të fjalës, pasi është kthyer në një vatër të pazakontë të COVID-19. Duket se në klubin i cili ishte pjesë e Serisë A disa vite më parë, por që tani militon në Serinë C, ka shpërthyer infeksioni dhe protokollet e sigurisë nuk janë respektuar nga askush.

Kjo, për faktin e thjeshtë se është konstatuar se në këtë klub ka shkuar në 37 persona numri i të infektuarve këto ditë.

Klubi ka zhvilluar teste gjatë këtyre ditëve dhe në secilin rast kanë dalë persona të tjerë të cilët kanë rezultuar pozitiv.

“Klubi i Karpit bën të ditur se përfundimi i tamponëve molekularë të cilëve u është nënshtruar grupi i skuadrës, në datën 23 dhjetor, ka nxjerrë 3 raste të reja pozitive ndaj COVID-19. Klubi po vijon me dizinfektimin e ambienteve dhe vendosjen në izolim të nëpunësve të klubit sipas protokollit, deri në tamponin e radhës më datë 26 dhjetor. Kështu, rritet në 37 numri i personave pozitiv, duke konfirmuar praninë e një vatre të COVID-19 brenda ekipit, siç është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply