Edhe PSZh vihet pas Rudiger!

Paris Sen Zhermeni po bëhet gati për një transferim të mundshëm të mbrojtësit gjerman të Çelzit, Antonio Rudiger, raporton e përditshmja franceze, “Le Parisien”.

Barcelona dhe Juventus janë dy skuadrat tjera që gjithashtu janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit gjerman, i cili më nuk bën pjesë në planet e trajnerit të “bluve” të Londrës, Frank Lampard.

PSZh po bën gati një ofertë në fillim të vitit të ri që jemi duke e pritur, e që besohet që do të jetë e mjaftueshme për të arritur transferimin e tij.

Leave a Reply