Ibrahimoviç si gjithmonë i veçantë, uron krishtlindjet me gishtin e mesëm!

Zlatan Ibrahimoviç është unik në gjithçka që bënë. Teksa kanë vërshuar urimet e shumta për festën e Krishtlindjes nga futbollistë apo trajnerë të ndryshëm, lideri i Milanit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar tifozët e shumtë.

“Merry Chriztmaz”, shkruan bomberi 39-vjeçar në foton ku shfaqet duke i “përshëndetur” të gjithë me gishtin e mesit të babagjyshit të Krishtlindjes.

I veçantë dhe origjinal si gjithmonë suedezi i famshëm, i cili në 6 ndeshje të Serie A realizoi 10 gola.

Ai aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në duelin e fituar 1:3 ndaj Napolit në “San Paolo” me 22 nëntor. Që nga ajo ndeshje Ibrahimoviç nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, mirëpo për fat të mirë të tifozëve “kuqezi”, Milani vazhdon të mbajë pozitën e parë në Serie A.

Leave a Reply