Tirana u prish punë Shkëndijës dhe FC Shkupit, futet në garë për Cvetanoskin e Vardarit

Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Tirana, i ka vënë syrin edhe një tjetër futbollisti nga rradhët e Vardarit. Fjala është për sulmuesin, Matej Cvetanoski, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe dy skuadrat shqiptare nga vendi ynë, Shkëndija dhe FC Shkupi.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë joshur sulmuesin e Vardarit, duke i bërë një ofertë të majme, që i ka pëlqyer edhe vetë futbollistit, mirëpo i njëjti ende ka rezerva.

“Po, e vërtetë është se ka kontakte me Tiranën, mirëpo për momentin ajo që mund të them, është se ende është herët për të vendosur” – tha enkas për “infOSport.mk”, Matej Cvetanoski.

Cvetanovski në stinorin vjeshtorë me petkun e Vardarit realizoi 6 gola në 16 ndeshje, duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës shkupjane.

Ai te Tirana shihet si një zëvendësues për brazilianin Elton Cale, të dëmtuar, ndërsa do bëhej futbollilsti i tretë i Vardarit që do u bashkohej kampionëve të Shqipërisë, pas Kristijan Toshevskit dhe Filip Najdovskit, që të dy titullarë të padiskutueshëm.

Leave a Reply