ZYRTARE, Aleksandar Vasoski trajner i Akademia Pandev

Aleksandar Vasoski edhe zyrtarisht është trajner i ri i Akademia Pandev. Burimë të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se ish trajneri i Vardarit me skuadrën nga Strumica ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Detyra e Vasoskit do të jetë që me Akademia Pandevin të sigurojë mbijetesën, duke pasur parasysh se skuadra nga Strumica stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parafundit.

Ndryshe Akademia Pandev do të jetë skuadra e dytë në karrierën prej trajneri për Vasoskin, i cili me mjaft sukses e udhëhoqi Vardarin.

Ai skuadrën shkupjane e udhëhoqi në gjithsej 76 ndeshje, duke regjistruar 35 fitore, 26 barazime dhe 15 disfata, transmeton “infOSport.mk”, ndërsa drejtuesit e Akademia Pandev besojnë se pikërisht ai mund të nxjerrë skuadërn nga kjo krizë.

Leave a Reply