Maldini ka gati transferin e rradhës, vjen nga Anglia

Milani i ka vënë syrin një futbollisti anonim, mirëpo që po shkëlqen në Championship me fanellën e Riding.

Fjala është për francezin, Michael Olise,  i cili gjatë sezonit aktual ka shënuar 4 gola dhe 7 asistime me fanellën e skuadrës angleze.

Francezi ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian, drejtuesit e së cilës skuadër  synojnë ta rrëmbejnë atë që në janar.

Olise mund të luaj nga të dy krahët e sulmit, por edhe si mesfushorë ofenziv, ashtu që Paolo Maldini e sheh si një përforcim për të ardhmen.

Milan synon ta blejë kartonin e Olise që në janar për shumën e 5 milionë eurove dhe ta huazojë atë në ndonjë klub të Serie A apo në Serie B.

Leave a Reply