Interi dhe Sasuolo po bëhen gati për një shkëmbim spektakolar!

Një shkëmbim spektakolar midis Interit dhe Sasuolos së fundmi ka dalë në skenë, raportojnë mediat italiane.

“Neroaxurët” janë gati të lirohen nga Radja Naingolan për të bindur drejtuesit e Sassuolos që të lënë të lirë Manuel Lokatellin të largohet gjatë këtij janari.

Marrëdhëniet në mes drejtorëve sportiv, Karnevalas dhe Marotas së Interit janë të shkëlqyera dhe pritet që një marrëveshje e këtillë të jetë lehtë e arritshme.

Mesfushori belg pritet që ti ulë çmimin sado pak Lokatellit i cili aktualisht vlerësohet me një çmim prej 40 milionë eurosh, shifër kjo tejet e lartë në krizën ekonomike që ka kapluar klubet.

Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Lokatelli do të rikthehej sërish në Milano, por këtë herë për të veshur fanellën “zikaltër”. Kujtojmë Lokatelli është një fëmijë i Milanit,aty ku edhe kishte nisur karrierën e tij, ndërsa te Sasuolo u transferua korrikun e vitit 2019-të.

Leave a Reply