Darko Ilieski konfirmon interesimin nga Kosova!

Darko Ilieski është i lidhur me Pelisterin deri qershorin e vitit 2021, mirëpo i njëjti në një prononcim për “infOSport.mk” ka pranuar se nëse do vinte një ofertë e kapshme, mund ta rishikojë të njëjtën dhe të ndryshojë mjedis.

Ish futbollisti i FC Shkupit konfirmoi interesimin edhe nga një prej skuadrave kosovare, mirëpo duke mos e bërë të ditur emrin.

“Është e vërtetë se kam kontakt me një skuadër nga Kosova, mirëpo për momentin nuk dua të zbuloj se për cilën skuadër bëhet fjalë. Gjithçka varet nga oferta, duhet të shohim edhe këtë pjesë, pasi siç dihet unë kam kontratë edhe 6 muaj të tjerë me Pelisterin” – u shpreh Darko Ilieski.

Mbrojtësi 25-vjeçar skuadrës së Pelisterit iu bashkua verën e këtij viti, kur erdhi nga FC Shkupi. Ndryshe në karrierën e tij në futbollin vendor Ilieski kishte veshur edhe fanellën e 11 Oktomvrit, Pobedës nga Prilepi, Metalurgut, Borecit dhe Tikveshit.

Leave a Reply