Junajtedi mundi Aston Villan, barazohet me pikë me Liverpullin në krye të renditjes (VIDEO)

Skuadra e Mançester Junajtedit vitin 2021 e nisi me këmbë të mbarë, teksa mundi Aston Villën me shifrat 2:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat krijuan shumë raste për shënim, ndërkohë të parët që avansuan ishin “Djajtë e Kuq”, falë golit të shënuar nga Antoni Marsial (40’).

Në pjesën e dytë Bertrat Traore barazoi shifrat në 1:1, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Bruno Fernandesh në të 61-tën nga penaltia shënoi për 2:1.
Me këtë fitore Junajtedi u barazua me pikë me Liverpullin në krye të renditjes, që të dyja skuadrat nga 33 pikë.

Leave a Reply