Çeferin: Më befasoi kualifikimi i Maqedonisë në EURO

Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin në një intervistë të dhënë për fundvit ka thënë se ka befasuar kualifikimi i Maqedonisë në Kampionatin Europian, duke u shprehur se ky është një moment shumë i mirë për promovim të një shtetit të vogël me ekonomi jo shumë të zhvilluar.

“Maqedonia më bëfasoi. Ata janë ekip i mirë, shumë mirë e udhëhequr dhe më vjen shumë mirë që u kualifikuan në EURO. Kjo është e bukura e futbollit, një shtet i vogël, i cili nuk ka gjendje të mirë ekonomike, mori shans për të promovuar. Të jemi të realt, gjëra shumë të vogla mund ti bashkojë njerëzit në një shtet që mund ta bëjnë sukseset e sportit”, ka deklaruar Aleksandar Çeferin.

Numri një i UEFA-së, ka thënë se Kampionati Europian do të luhet në praninë e tifozëve.

Leave a Reply