Emërimi i Umit Karan si kryetrajner, dy lojtarët shqiptarë largohen nga Menemenspor!

Vetëm një ditë pasi u largua nga rradhët e FC Shkupit, Umit Karan gjeti skuadrën e tij të re. Ish futbollisti i Galatasarajit vendosi të rikthehet në vendlindje, duke marrë drejtimin e skuadrës së Menemenspor, që garon në Ligën e Parë turke, e ku aktualisht luajnë edhe dy lojtarë shqiptarë, David Domgjoni dhe Gentian Selmani. Këta të dy thuhet se shumë shpejtë pritet të largohen nga Menemenspor, drejtuesit e së cilës skuadër kanë bërë të ditur se që nga data 1 janar, të gjithë futbollistët e Menemenspor mund të largohen si lojtarë të lirë nga ky klub, për shkak krizës financiare që ka kapluar këtë klub. Në pamundësi për të kënaqur futbollistët, ata kanë vendosur që të ju japin rrugën që të largohen pa pengesa.

Kësisoj dy lojtarët shqiptarë lidhen me një transferim të mundshëm te skuadra gjigande e Beshiktashit. Mediat turke kanë treguar se drejtori teknik i Beshiktashit kishte biseduar me Selmanin dhe përfaqësuesit e tij. Ekziston një akord parimor për kalimin e tij te skuadra e Stambollit si lojtar i lirë dhe pritet që marrëveshja të finalizohet në ditët e para të janarit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Domgjonit ia kishin propozuar klubit të njohur turk edhe mbrojtësin, me një akord që mund të arrihet shpejt pasi futbollisti gjithashtu do të largohet me parametra zero nga Menemenspor.

Kësisoj, për Selmanin e Domgjonin, pritet që nga java e ardhsnme të fillojë një etapë shumë e rëndësishme në karrierën e tyre, pasi do të bëhen pjesë e një klubi shumë të njohur, me objektiva e pritshmëri më të mëdha.

Padyshim edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të dy lojtarët që të bëhen pjesë e futbollit të rëndësishëm. Mbtetet të shihet se si do ta nxjerrë Umit Karan skuadrën nga kjo situatë që e ka kapluar, edhe pse gjatë prezantimit të tij, i njëjti deklaroi se ka ardhur të bëjë më të mirën te Menemenspor dhe se do të ec disa pozita para.

Pas 16 xhirove, Menemenspor me 16 pikë renditet në pozitën e 13-të.

Leave a Reply