Taulant Seferi flet për kalimin e mundshëm te Shkëndija!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Jang Bojsit. Lajmi është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, nëpërmjet një lidhje live në “Instagram”me bashkëlojtarin e tij nga kombëtarja, Frederik Veselin.

I ngacmuar nga ky i fundit për zërat e fundit për një akord të mundshëm me Shkëndijën e Tetovës, Seferi nuk i mohoi në mënyrë kategorike këto zëra, teksa theksoi se nuk ende s’ka diçka konkrete.

“Pse nuk iu kthen përgjigje fansave për Shkëndijën vëlla, ku do transferohesh”?- ishte ngacmimi i Veselit.

“Nuk ka diçka konkrete për sa i përket Shkëndijës. Po të kishte do ta kisha bërë publike vetë. Për momentin ndodhem në Maqedoni, pranë familjes. Për pak ditë do të kthehem në Zvicër, për të diskutuar me klubin. E sigurt është që do të largohem nga Jang Bojsi në janar. Nuk e kemi vendosur ende të ardhmen. Shpresoj të shikohemi në mars”, – ka shkruar Seferi gjatë bashkëbisedimit me mbrojtësin e Kombëtares.

Leave a Reply