Gati 8 milion euro i kushton Realit çdo gol, apo asist i Hazard

Sipas një studimi të kryer nga faqja e internetit “Salarios de Grandes Futbolistas”, Eden Hazard është futbollisti më pak fitimprurës në La Liga, në lidhje me pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në golat dhe asistet e skuadrës së tij, në raport me pagën që merr.

Belgu nuk e ka përjetuar momentin e tij më të mirë në Madrid, si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme, që janë në numër më shumë sesa golat që ka realizuar me fanellën e bardhë.

Nuk është për të parë më pak shifrat që rrjedhin nga secili gol dhe asist, në të cilët ai merr pjesë, pasi secili prej tyre i kushton Real Madridit plot 7.812.506 euro.

Ish-futbollisti i Çelzit te Reali i Madridit erdhi qershorin e vitit 2019, si një nga futbollistët më të mirë në botë, përkundrejt 100 milionë eurove, por problemet e tij të vazhdueshme fizike dhe duke mos qenë vendimtar në ndeshjet që ka luajtur, e kornizojnë si dështim tepër të shtrenjtë.

Dy gola në këtë sezon, një nga një penalltia në Ligën e Kampionëve dhe tjetri në kampionat, në gjashtë ndeshjet që ka luajtur, janë statistika tejet të dobëta të Hazard. Edhe gjatë sezonit të kaluar, statistikat e tij ishin shumë të dobëta, pasi në 22 ndeshje realizoi vetëm 1 gol. Sigurisht, ai kontribuoi me 7 asiste, një në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë në kampionatin spanjoll.

Përkundrazi, futbollisti më fitimprurës për ekipin e tij është portieri spanjoll Diego López, i cili i kushton skuadrës 38.333 euro për çdo pritje. Jan Oblak ka paraqitje spektakolare jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar, duke i kushtuar Atletiko Madridit 150.000 euro sa herë që kryen një pritje.

Leave a Reply