Kutinjo operohet me sukses

Operimi i Filipe Kutinjos ka kaluar me sukses, ashtu që rikthimi i tij në fushat e blerta, sipas informacioneve zyrtare që vijnë nga tabori i “katalunasve”, do të ndodh pas 3 muajsh.

Ky mund të jetë edhe një lajm i mirë për trajnerin Kuman, pasi fillimisht mendohej se i njëjti do të duhej të pauzonte së paku 4 muaj.

Ish futbollisti i Liverpullit dhe Bajernit të Munihut kishte dëmtuar meniskun e gjurit të këmbës së majtë në ndeshjen e fundit të vitit që lamë  pas kundër Eibar, me ç’rast mëngjesin e sotëm e kishte të detyrueshme që ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Gjatë sezonit aktual, Kutinjo me Barcelonën ka zhvilluar 14 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 2 asistime.

Leave a Reply